Rekord i ri botëror i Isinbayevës

19.08.2008

Atletja ruse e njohur si fenomen në kërcimin me shkop Jelena Isinbayeva deklaroi se tashmë i ka sytë nga Lojërat Olimpike të 2012 që do të mbahen në Londër. Deklarata e saj erdhi pasi vendosi rekord të ri botëror duke kërcyer në 5.05 metra lartësi.

Rekordi i Isinbayevës ishte 25cm më shumë se rezultati i fitueses së medaljes së argjendtë, amerikanes Jennifer Stuczynski.