SHBA: Rusia po e rrezikon vendin e saj në botë
26.08.2008
Shtëpia e Bardhë tha se Rusia po e rrezikon vendin e saj në botë me vendime "iracionale".
Vendimin për njohjen e rajoneve separatiste të Gjeorgjisë, Shtëpia e Bardhë i quajti "vendime fatkeqe".
Rusia është duke bërë një numër "vendimesh iracionale" lidhur me konfliktin, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Tony Fratto.
Ai gjithashtu paralajmëroi se administrata amerikane po shikon "opcione të ndryshme lidhur me pasojat" nga vendimi i sotëm.