Bush: Një miliardë USD ndihmë për Gjeorgjinë

03.09.2008

Presidenti amerikan George Bush shpalli pakon prej të paktën një miliardë dollarë ndihma për rindërtimin e Gjeorgjisë pas luftës me Rusinë. 

Ndihma do të shkojë në rindërtimin e ekonomisë dhe infrastrukurës. 

Sekretarja amerikane e shtetit Condolizza Rice ka thënë se fondet do shkojnë për nevojat urgjente të Gjeorgjisë. 

Ky njoftim u bë pak para vizitës së nënpresidentit Dick Cheney në Gjeorgji.