Steinmeier: Pavarësia në linjë me të drejtën ndërkombëtare

04.09.2008

Ministri i jashtëm Frank-Walter Steinmeier, tha se Gjermania e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur, duke besuar se deklarata e shpalljes së pavarësisë ishte në linjë me të drejtën ndërkombëtare.

Ministri Steinmeir tha se Gjermania nuk e mbështet kërkesën e Serbisë, që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, ta shqyrtoj legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Këto komente ai i bëri pas bisedimeve me ministrin e jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiq, sot në Berlin.

"Gjermania e ka njohur Kosovën si një shtet të pavarur, por Serbia nuk e ka njohur dhe nuk do ta bëjë këtë", tha zoti Jeremiq.

Sipas tij, "shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës, paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare".

Ai theksoi se stabiliteti dhe paqja në Kosovë, janë parakushte esenciale për Ballkanin Perëndimor, që të anëtarësohet në BE".