Portugalia njeh Kosovën

07.10.2008

Qeveria e Portugalisë ka njohur zyrtarisht shtetin e Kosovës, deklaroi minsitri i jashtëm portugez, Luis Amado.

"Është në interesin e shtetit portugez të procedojë sot me njohjen zyrtare të pavarësisë së Kosovës", tha Amado, para komitetit për marrëdhënie me jashtë në Parlamentin e Portugalisë.

"Ne jemi të bindur se pavarësia e Kosovës tashmë është e pakthyeshme", shtoi Amado.

Pas vendimit të sotëm Portugalia është vendi i 22-të i BE-së që ka njohur shtetin e ri.

Kalendari