Gjendet një varr i ri masiv i Srebrenicës
16.10.2008
Një varr masiv që besohet të përmbajë dhjetëra viktima të masakrës së Srebrenicës është gjetur në Bosnjen Lindore, ka njoftuar Murat Hurtiq nga Komisioni për Persona të Zhdukur.
Varri i ri është i 11-ti që zbulohet në fshatin e vogël të Kamenicës, afrë qytetit Zvornik, ka thënë Hurtiq.
Ai tha se numri i saktë i kufomave mund të dihet pas analizave të ADN-së.
"Kemi ekshumuar mbetjet e një personi dhe 38 pjesë te skeleteve", ka thënë Hurtiq për AFP-në, duke
shtuar se në varre jane gjetur edhe plumba.
"Absolutisht jemi të sigurt se këto mbetje u takojnë vitkimave të Srebrenicës", ka thënë Hurtiq.