Rusia dhe Kuba thellojnë lidhjet
19.10.2008
Presidenti i Kubës Raul Castro ka marrë pjesë në hapjen e Katedrales Ortodokse të Rusisë në Havana, që është shenja më e fundit të përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet Havanës dhe Moskës.
Mitropoliti Kirill, klerik i lartë i Patrikanës së Moskës, e quajti kishën një monument i miqësisë ruso-kubaneze.
Bashkimi Sovjetik ishte partneri kryesor tregtar i Kubës, por lidhjet mes Havanës dhe Moskës u keqësuan pas kollapsit sovjetik në vitin 1991.