India dërgon mision në hënë

21.10.2008

India do të lansojë të mërkurën misionin e saj të parë në hënë.
 
Anija kozmike robotike pa njeri Chandrayaan 1 do të lansohet nesër nga shteti jugor i Andhra Pradeshit.

Anija do të vendoset në orbitën e hënës për dy vjet për eksploruar dhe mbledhur të dhëna për sipërfaqen e hënës.
 
Ky lansim shihet si hap i madh për Indinë, e cila po kërkon të jetë në një vijë me kombet tjera aziatike në rrafshin e kërkimeve hapësinore.

Kalendari