IAEA: Irani nuk bashkëpunon plotësisht

27.10.2008

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA), Mohamed ElBaradei, tha se agjencia "nuk ka qenë në gjendje të bëjë progres thelbësor" në hetimin e shqetësimeve ndërkombëtare lidhur me zhvillimin e programit bërthamor të Iranit.

ElBaradei i bëri thirrje Iranit të bëjë më shumë që të sigurojë më tepër "transparencë", dhe siguroi se IAEA nuk është e interesuar në kërkimin e informatave rreth "aktiviteteve konvencionale apo raketore ushtarake" të Iranit.

Kalendari