Ndërlidhjet

PE mbështet heqjen e vizave për Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë


Parlamenti evropian ka miratuar sot rezolutën për heqjen e vizave për qytetarët e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, duke filluar që nga 19 dhjetori. Pritet përshpejtimi i procedurave edhe për Shqipërinë dhe Bosnjë e Hercegovinën.

Për këtë rezolutë, të paraqitur nga raportuesja e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave, Tanja Fajon, ka votuar shumica e deputetëve.
Rezoluta e Parlamentit Evropian është konsultative dhe ka vlerën e rekomandimeve politike, ndërkaq vendimin përfundimtar pritet ta marrë Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian, deri më 30 nëntor.

Fillimisht, Komisioni Evropian pati propozuar që vizat të hiqen më 1 janar 2010, varësisht nga përmbushja e kritereve.

Zonja Fajon tha se heqja e vizave për Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë para afatit të paraparë është dhuratë për Krishtlindje qytetarëve të Ballkanit.
XS
SM
MD
LG