Ndërlidhjet

Izraeli i kërkoi falje zyrtare Turqisë



Israeli sot formalisht i kërkoi falje zyrtare Turqisë për shkak të trajtimit të të dërguarit turk në Izrael, duke shprehur shpresën se kjo do t’i jepte fund mosmarrëveshjes më të fundit ndërmjet dy aleatëve, e transmeton AFP lajmin nga zyra e kryeministrit.

Ministria e jashtme në Ankara tha se zv/ministri i jashtëm izraelit Dany Ajalon, e kishte nënçmuar ambasadorin turk Oguz Celikol gjatë takimit ku ishte protestuar për një drame televizive turke, në të cilën agjentët izraelitë paraqiteshin si rrëmbyes të fëmijëve.
XS
SM
MD
LG