Ndërlidhjet

Bush e Klinton ndihmojnë Obaman



Presidenti amerikan Barak Obama kërkoi ndihmën dhe bashkëpunimin e dy ish presidnetëve amerikane, Bill Klinton dhe Xhorxh Bush.

Të dy ish presidentët kanë rënë dakord të drejtojnë përpjekjet për mbledhjen e fondeve në sektorin privat, në mënyrë që t’i vihet në ndihmë viktimave të tërmetit në Haiti.

“Në ditët dhe javët që vijnë do të tërheqim vëmendjen e qytetarëve amerikanë dhe bizneseve që të mund të ndihmojnë në përmbushjen e nevojave urgjente të popullit të Haitit”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të presidentëve Bill Klinton e Xhorxh Bush.
XS
SM
MD
LG