Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Ukrainë tha se në bazë të numërimit preliminar, Viktor Janukoviç i ka fituar zgjedhjet presidenciale me afro 49 % të votave.
Komisioni duhet formalisht ta shpallë rezultatin e zgjedhjeve deri në 17 shkurt.
Janukoviç tashmë e ka shpallur fitoren, por kundërkandidatja e tij, kryeministreja aktuale Julia Timoshenko, e cila ka marrë 45.47 % të votave, nuk e ka pranuar humbjen.