Rasmusen vlerëson zgjedhjet në Irak
Kreu i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, ka vlerësuar lart mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme në Irak si “arritje kyçe” drejt ndërtimit të një shteti demokratik.
Miliona votues morrën pjesë në zgjedhje megjithë sulmet e dhunshme që lanë 38 të vdekur.
Të djelën zgjedhjet irakiane janë përshëndetur dhe nga presidenti amerikan, Barak Obama.
Bashkimi Evropian ka mirëpritur zgjedhjet e djeshme në Irak dhe ka çmuar lart kurajon dhe angazhimin e banorëve për demokraci.