Këndi tematik

 


Lajmet

Meta: Akuzat serbe të pabaza, gati për bashkëpunim 


“Ritheksoj gatishmërinë dhe vullnetin e plotë të Qeverisë së Shqipërisë për të bashkëpunuar pa rezerva me institucionet ndërkombëtare, me Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës dhe Këshillin e Europës, në mënyrë që t’i jepet një përgjigje përfundimtare këtyre pretendimeve, që do të cilësoja si të pabazuara në prova thelbësore”, deklaroi minisitri i jashtëm Ilir Meta lidhur me akuzat për trafik organesh gjatë luftës në Kosovë.

Serbia ka akuzuar UÇK-në dhe Shqipërinë për trafik organesh me disa qindra të burgosur serbë e shqiptarë në fund të luftës në Kosovë.

Meta theksoi se institucionet shqiptare kanë bashkëpunuar pa rezervë edhe në të kaluarën me Gjykatën e Hagës dhe grupin e posaçëm hetimor që ka vizituar Shqipërinë në vitin 2003.

Meta i bëri këto komente gjatë një paraqitje para mediave në MPJ.

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile