Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar rinumërimin e 185 vendvotimeve për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, të cilat i fitoi Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Duke përmendur çështje “logjistike”, Shtëpia e Bardhë tha se nënpresidenti amerikan, JD Vance, ka shtyrë udhëtimin e tij për në Zvicër për bisedime të drejtpërdrejta me Iranin, që ishin paraparë të mbaheshin më 19 qershor.
Komanda Qendrore amerikane (CENTCOM) konfirmoi se bllokada detare ndaj anijeve iraniane dhe porteve është hequr.
Bashkimi Evropian (BE) do të mbajë këtë vjeshtë një diskutim strategjik për zgjerimin dhe reformat, gjë që pritet të konfirmohet në dokumentin përfundimtar të samitit dyditor të udhëheqësve të bllokut evropian, që mbahet më 18 dhe 19 qershor në Bruksel.
Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, ka thënë të enjten në mëngjes se Rafineria e Naftës e Moskës, e cila është furnizuesi më i madh me naftë në rajonin e kryeqytetit rus, është goditur nga dronët.
Parlamenti Evropian (PE) e ka miratuar të martën një rezolutë për Shqipërinë, në të cilën i ka kërkuar vendit ta vendosë menjëherë një moratorium mbi lejet e reja dhe ndërtimet në zonat e mbrojtura të vendit.
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Shtetet e Bashkuara mund të rinisin veprimin ushtarak ndaj Iranit nëse ai është i pakënaqur me zbatimin e memorandumit të mirëkuptimit që kanë arritur Uashingtoni dhe Teherani, teksa udhëheqësit botërorë kanë mirëpritur mundësinë e përfundimit të luftës.
Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë për Kosovën ku thuhet se reformat dhe përparimi në dialogun Kosovë-Serbi mbeten kyç në rrugën evropiane të vendit.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se në të ardhmen, misioni paqeruajtës i aleancës në Kosovë, KFOR, do të ketë deri në 3.500 trupa.
Qeveria në detyrë e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti ka shprehur më shumë interesim për “gazifikimin e qymyrit” vendor.
Agjencia Amerikane për Doganat dhe Mbrojtjen e Kufirit (CBP) njoftoi të martën se ka lëshuar një urdhër për ndalimin e dërgesave të bakrit dhe produkteve të bakrit që prodhohen në Serbi nga kompania kineze Zijin Copper D.O.O.
Cisterna që transportojnë naftë të papërpunuar iraniane janë larguar nga Ngushtica e Hormuzit, për herë të parë që kur Shtetet e Bashkuara nisën bllokadën detare dy muaj më parë, tha më 17 qershor një ueb-faqe që gjurmon lëvizjet e anijeve.
Shfaq më shumë