Ndërlidhjet

Moskë: Shpërthim i dytë në metro, mbi 30 të vdekur



Zyrtarët rusë të emergjencës thanë se dy shpërthime të ndara e goditën sistemin e metrosë në Moskë duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 30 njerëzve.

Shpërthimi i parë ndodhi në stacionin Lubjanka, kurse 40 minuta më vonë shpërthimi i dytë e tronditi stacionin Parku u Kulturës.

Zëdhënësi i prokurorisë, Vladimir Markin, tha se hetimet janë orientuar mbi bazën e dyshimeve për “terrorizëm”.

Kryebashkiaku i Moskës, Juri Luzhkov, tha se dy sulmuese vetëvrasëse besohet t’i kenë aktivizuar eksplozivet kur trenat u afroheshin stacioneve.

Zyrtarët thanë se të paktën 22 njerëz vdiqën, dhe rreth 18 u plagosën.në shpërthimin në stacionin Lubjanka.

Mbi stacionin ndodhet selia e Shërbimit Federal të Sigurisë, apo FSB.

Bilanci fillestar nga shpërthimi i dytë është të paktën 12 të vdekur dhe 15 të plagosur.

Herën e fundit Moska u godit nga një valë sulmesh terroriste në gusht, 2004, kur një sulmues vetëvrasës e hodhi veten në erë para një stacionit të metrosë, duke marrë jetën e 10 njerëzve.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG