Ndërlidhjet

Fushë Arrëz: Autobusi bie në humnerë


Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Rrëshën – Fushë Arrëz, ku një autobus me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.

Bëhet e ditur se, deri më tani, të paktën shtatë persona kanë humbur jetën, mes të cilëve edhe fëmijë, si dhe 14 të tjerë janë plagosur rëndë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit. Ndërkohë, me urdhër të ministrit të Brendshëm, Lulëzim Basha, është ngritur një shtab emergjence për ngjarjen e rëndë.
XS
SM
MD
LG