Ndërlidhjet

Përkeqësohet situata në Shkodër


Mediat shqiptare raportojnë se përmbytjet në Shkodër po marrin përmasa alarmante.

Raportohet se prurjet e Drinit kanë penguar Bunën dhe për pasojë uji ka nisur të mbulojë edhe rrugët e qytetit, ndërsa harta e përmbytjeve në zonen e Nënshkodres zgjerohet në menyre të frikshme.

Njoftohet se edhe liqeni i Shkodrës ka hyrë në qytet duke vërshuar nëpër rrugë dhe shtëpitë e e ulta.

Policia ka vendosur shirita në rrugë për të treguar vendet se ku automjetet dhe njerëzit duhet të kalojnë për të mos rrezikuar rrëzimin në kanale apo edhe në vendet më të thella të liqenit të Shkodrës.

Gjatë ditës Qeveria e Shqipërisë shpalli në zonën e Shkodrës gjendje të fatkeqësisë natyrore.
XS
SM
MD
LG