Ndërlidhjet

SHBA: Senati e miratoi marrëveshjen atomike me Rusinë


Senati i Shteteve të Bashkuara sot e ka ratifikuar marrëveshjen për kontrollin e armatimit bërthamor me Rusinë.

Ligjëvënësit votuan 71:26 në favor të Marrëveshjes së re për Reduktimin e Armatimit Strategjik (START), pasi ishin siguruar së paku dy të tretat e votave për miratimin e këtij pakti.

Kjo marëveshje ishte nënshkruar nga presidentët Barak Obama (SHBA) dhe Dmitri Medvedev (Rusi), në muajin prill të këtij viti në Pragë të Çekisë.
XS
SM
MD
LG