Ndërlidhjet

Disa tonë mbetje radioaktive barten nga Serbia në Rusi


Agjencia Atomike e OKB-së tha se disa tonë të mbetjeve nukleare radioaktive nga një reaktor jofunksional i Serbisë janë bartur në mënyrë të sukseshme në Rusi, në një operacion të fshehtë dhe të siguruar mirë.

Agjencia tha se 2.5 tonë metrik të mbetjeve kanë arritur në një objekt të sigurt në Rusi nga raktori Vinca afër Beogradit.

Në materialin e mbetur raportohet se përfshihej 13 kilogram uranium i pasuruar, një nivel ky i afërt për për krijuar koka bërthamore.

Raportohet se materiali paraqiste rrezik tepër të lartë për sigurinë.

Në deklaratë, agjencia tha se i është dashur më shumë se një muaj që materiali të arrijë në fabrikën ripërpunuese në Rusi dhe se kjo ishte dërgesa më e madhe e këtij lloji.

Operacioni raportohet se është kryer nga Serbia dhe është koordinuar nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, me ndihmën e fondeve të Rusisë SHBA-së dhe Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG