Ndërlidhjet

Pavarësisht kundërshtimeve, Greqia miraton buxhetin


Parlamenti i Greqisë ka miratura buxhetin për vititn 2011 që parashikon masa më të rrepta financiare me gjithë protestat e sindikalistëve dhe kritikat në rritje edhe brenda vetë Partisë Socialiste në pushtet.

Ligjvënësit në orët e hershme të së enjtes votuan me 156 vota për dhe 142 kundër për planin buxhetor.

Kryeministri George Papandreou tha para parlamentit se është “i vendosur” që të bëjë të gjitha ndryshimet e mundshme në mënyrë që ta nxjerrë vendin nga kriza.

“Me gjithë vështirësitë, unë jam optimist, Greqia nuk do të bankrotojë”, ka thënë Papandreu.
XS
SM
MD
LG