Bekim Sejdiu është profesor universitar, jurist dhe diplomat kosovar, me përvojë në drejtësi kushtetuese, marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) janë pajtuar që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president të Kosovës.
Nëntë anëtarë të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve [KQZ] janë betuar para ushtrueses së detyrës së presidentit, Albulena Haxhiut.
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur gjyqi ndaj Dushan Maksimoviq, Milosh Radosavljeviq, Nemanja Joloviq, Dushan Drobaq, Srdjan Vuçiniç dhe Nenad Orloviç të akuzuar për vendosje të barrikadave në veriun e Kosovës më 2022.
Zyrtarë të lartë të Kosovës i kanë përsëritur thirrjet për trysni ndërkombëtare ndaj fqinjit të saj, Serbisë, për t’i hapur arkivat shtetërore dhe ushtarake që do të ndihmonin në zbulimin e vendndodhjes së mbi 1.500 njerëzve ende të zhdukur nga lufta e viteve 1998-’99.
Shpresa se pritjes mund t’i vijë fundi, sipas familjarëve të të zhdukurve, shoqërohet edhe me frikën se analizat e ADN-së mund të tregojnë se më të dashurit e tyre nuk janë në mesin e mbetjeve të gjetura.
Kurti, kryeministër në detyrë, dhe Abdixhiku, janë duke zhvilluar bisedime në përpjekje për ta arritur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, që do t’i jepte fund krizës pothuajse dyvjeçare institucionale.
BIK ka kërkuar nga autoritetet e vendit ta hetojë “vërtetësinë” e një dokumenti të quajtur “Top sekret” në aktakuzën ndaj një të dyshuari për spiunazh për Serbinë, dhe pretendimet që përmban dokumente se gjoja kjo bashkësi fetare është e ndikuar nga shërbimet sekrete të shtetit fqinj.
Qytetarët e Kosovës janë përballur muajve të fundit me shqetësime për sigurinë dhe cilësinë e qumështit vendas, të cilat u shtuan këtë javë pas urdhrit të autoriteteve për tërheqjen nga tregu të një lloj qumështi në të cilin u gjet një substancë e rrezikshme për shëndetin.
Bashkimi Evropian shprehu “keqardhje të thellë” për vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës që refuzoi tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe stafit serb.
Autoritetet në Kosovë thanë se të paktën dhjetë mbetje kockore të gjetura në tri varrezat masive në Zubin Potok, janë dërguar në Hagë për identifikim përmes ADN-së.
Në Prishtinë, aktivistë për të drejtat e grave, qytetarë dhe familjarë në njërës nga gratë që u vra ditëve të fundit, marshuan duke kërkuar drejtësi për gratë e vrara.
Shfaq më shumë