Ndërlidhjet

Azhubalis: Sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it janë të papranueshme


Kryesuesi i radhës së OSBE-së dhe njëkohësisht ministër i Punëve të Jashtme të Lituanisë, Audronius Azhubalis ka dënuar sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it në veriun e Kosovës, thuhet në një komunikatë të misionit të OSBE-së në Kosovë.

“Çdo sulm ndaj paqeruajtësve ndërkombëtarë është i papranueshëm dhe asgjë nuk e arsyeton dhunën. Të gjithë të lënduarve ju dëshiroj shërim të shpejtë,” ka thënë Azhubalis.

Ai ka shtuar se duhet të ketë kthim në dialog paqësor dhe bashkëpunim të plotë me KFOR-in dhe EULEX-in dhe se çështjet e hapura duhet të zgjidhen në mënyrë të qetë dhe të përgjegjshme, përmes dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës, të udhëhequr nga BE-ja.
XS
SM
MD
LG