Ndërlidhjet

KFOR-i thotë se thirrja e Tadiqit është element pozitiv


KFOR-i e ka vlerësuar si inkurajuese thirrjen e presidentit serb, Boris Tadiq, që serbët e veriut të Kosovës t’i largojnë barrikadat.

Në një komunikatë të lëshuar nga zyra për informim e KFOR-it thuhet se "ky propozim, në masë të madhe, mund ndihmojë në uljen e tensionit" dhe se "KFOR-i dëshiron që të shohë efektin real në terren të këtij propozimi”.

Sipas KFOR-it, kjo është mundësi ideale për Serbinë që "të tregojë seriozitetin e këtij propozimi duke i vënë fjalët në veprime".

Sa i përket situatës në udhëkryqin e Jagnjenicës, KFOR-i ka ftuar popullatën që të mbyllin rrugën dytësore ilegale dhe të largojnë pengesat e ngritura rishtazi në të dyja anët e udhëkryqit.

Përmes kësaj deklarate, KFOR-i ka thënë se Kosova ka nevojë për liri të pakushtëzuar të lëvizjes për të gjithë.
XS
SM
MD
LG