Ndërlidhjet

Klinton: Nuk ka raporte për krizë humanitare në veri të Kosovës


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, i ka kundërshtuar shqetësimet se në pjesën veriore të Kosovës është e nevojshme ndihma humanitare.

“Ne e kemi shqyrtuar këtë me Kombet e Bashkuara dhe me të tjerët. Ata nuk kanë raportuar për ndonjë krizë humanitare ose nevojë”, u tha Hillari Klinton, gazetarëve, pas takimit me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga në Uashington.

Këto komente, që gjenden në faqen e Departamentit amerikan të shtetit në Internet, janë bërë lidhur me kamionët rusë, që po presin për të hyrë në pjesën veriore të Kosovës.

Rusia thotë se kamionët bartin ndihma humanitare për serbët në pjesën veriore të Kosovës.
XS
SM
MD
LG