Ndërlidhjet

Havel kishte shkruar mesazh për të burgosurit politkë para vdekjes


Në një nga mesazhet e tij të fundit me shkrim para vdekjes të dielën, ish-presidenti çek, Vaclav Havel, kishte shprehur solidaritetin e tij me të burgosurit politikë në Bjellorusi.

Mesazhi i Havelit, që daton tri ditë para vdekjes së tij, i ishte drejtuar kandidatëve të burgosur presidencialë, Andrey Sannikau dhe Mikalay Statkevich dhe figurave tjera të opozitës.

Në të, Havel shkruan: “Unë do të vazhdojë të përdor çdo mundësi në të ardhmen, së bashku me miqtë e mi, për të tërhequr vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar për shkeljet e të drejtave themelore qytetare në Bjellorusi."

Mesazhi i është dhënë Radios Evropa e Lirë përpara përvjetorit të sotëm të zgjedhjeve të diskutueshme në Bjellorusi.
XS
SM
MD
LG