Ndërlidhjet

Policia njofton se situata është e qetë


Lëvizje të qytetarëve drejt dy vendkalimeve kufitare, në Merdarë dhe Dheu i Bardhë, janë shënuar nga të gjitha rajonet e Kosovës, por deri më tash situata është e qetë, kanë bërë të ditur zyrtarët e Policisë së Kosovës

Zëdhënësi i kësaj policie, Baki Kelani, i ka thënë Radios Evropa e lirë se “deri në këtë moment nuk është shënuar as një incident dhe se Policia e Kosovës është duke vepruar në përputhje me planin e paraparë dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë”.

Në anën tjetër, në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në Morinë, në zonën e ndërmjetme është duke qëndruar një grup i shtetasve të Shqipërisë, të cilët janë nisur për në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Kelani, i cili ka thënë se policia është duke e bërë kontrollin e të gjithë udhëtarëve që gjenden nëpër autobusë, duke i ndjekur procedurat që kërkohen për kalimin e kufirit.

“Ka qytetarë që janë pa dokumentacion dhe autobusë që nuk janë në gjendje të rregullt teknike. Këto janë ato procedurat që po shkaktojnë vonesë”, ka thënë Kelani.
XS
SM
MD
LG