Ndërlidhjet

KE konfirmon nisjen e dialogut për vizat


Komisioni Evropian ka nisur edhe zyrtarisht dialogun me Kosovën për procesin e liberalizimit të vizave. Nisja e dialogut është konfirmuar nga Komisionarja për Çështje të Brendshme, Sisilia Malmstrom, pas një takimi që ka zhvilluar me kryeministrin Hashim Thaçi.

Pritjet në Prishtinë për një kohë të gjatë kanë qenë që BE-ja nga sot t’i dorëzojë Kosovës udhërrëfyesin për vizat, por Malmstrom ka thënë se procedurat janë të njëjta për të gjitha vendet, kështu që “së pari niset dialogu, e më pas caktohen parakushtet që sjellin deri të marrja e udhërrëfyesit”.

“Ajo që sot po bëjmë është të jemi këtu dhe të konfirmojmë se kushtet për nisjen e dialogut janë përmbushur”, ka thënë Malmstrom, duke potencuar sidomos çështjen e riatdhesimit dhe riintegrimit të personave të kthyer nga vendet e BE-së për në Kosovë.

Nisja e dialogut nënkupton vendim politik, kurse kushtet tjera ndërlidhen edhe me çështje tjera teknike dhe ato të legjislacionit, ka thënë Malmstrom.
XS
SM
MD
LG