Drejtësia norvegjeze ka dënuar tre persona, të gjetur fajtorë për komplotimin e një sulmi terrorist kundër gazetës daneze, e cila ka publikuar karikaturat e Profetit Muhamed.
Gjykata në Oslo ka dënuar Mikael Davudin me shtatë vjet heqje lirie dhe bashkëpunëtorin e tij, Shavan Sadek Said Bujak, me tre vjet e gjysmë.
Personit të tretë, David Jakobsen – që ka ndihmuar në sigurimin e eksplozivit – i janë shqiptuar katër muaj burg.
Davud është shtetas norvegjez me origjinë ujgure, Bujak është kurd irakian, ndërsa Jakobsen është uzbek me shtetësi norvegjeze.
Në dhjetor të 2010-ës, policia daneze ka arrestuar katër persona që kishin lidhje me një komplot të dyshuar ndaj gazetës “Jyllands Posten”, e cila ka shkaktuar zemërim të madh në mesin e myslimanëve nëpër botë, kur ka publikuar karikatura të Muhamedit në vitin 2005.