E premte, tetor 31, 2014 Kosova 05:51

Lajmet

Ngrihet Danubi në Bullgari

Ilustrim

11.02.2012
Sipërfaqja ujore e lumit të Danubit afër portit Silistra në Bullgari është ngrirë plotëisht sot, hera e parë kjo në 20 vjetët e fundit.

Agjencia për eksplorimin e Danubit shpjegoi se ngrirja e plotë pa asnjë lëvizje të ujit është vërejtur në një sipërfaqe prej 11 kilometrash afër portit veri-lindor, ndërsa copat e akullit kanë përfshirë 40-90 për qind të pjesës së lumit që në Bullgari shtrihet në sipërfaqen prej 450 kilometrash.

Lundrimi në Bullgari është ndaluar që nga e mërkura, sikurse edhe në disa vende tjera nëpër të cilat kalon Danubi.

Kalendari