Ndërlidhjet

Putin refuzon takimin me misionin vëzhgues evropian


Vlladimir Putin, kryeministër rus
Vlladimir Putin, kryeministër rus
Një grup evropian i monitoruesve të zgjedhjeve tha se i është refuzuar takimi me kandidatin presidencial Vlladimir Putin, për shkak të agjendës së tij të ngjeshur.

Interfax citon Tini Koksin, kreun e misioni vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës(PACE) të ketë thënë se “janë informuar se takimi nuk bën pjesë në planet e Putinit”.

Koks tha se përfaqësues të misionit janë takuar me katër kandidatët tjerë në garën presidenciale dhe kanë dëgjuar nga ata ankesat se Putini po vazhdon të përdorë “burimet administrative” për t’i dhënë publicitet fushatës së tij.

Kryeministri rus është favorit në garën zgjedhore ndaj katër rivalëve të tij të dobët në zgjedhjet e 4 marsit, që do t’i jepnin atij mandatin e tretë si president.
XS
SM
MD
LG