Ndërlidhjet

Londër: Olimpiada e mirëpriti shikuesin e dymiliontë


Ura londineze Tower Bridge e stolisur me rrathët olimpikë
Ura londineze Tower Bridge e stolisur me rrathët olimpikë
Organizuesit e Olimpiadës Verore, Londra 2012, e kanë lavdëruar “pasionin dhe shpirtin” e publikut britanik, pasi në këto lojëra u regjistrua spektatori i dymiliontë me biletë të blerë, që ka kaluar nëpër Parkun Olimpik.

Olimpiada filloi më 27 korrik dhe përfundon më 12 gusht.

Shefi i Lojërave Olimpike, Londra 2012, Sebastian Koe, dikur atlet i njohur britanik, tha se “masa e madhe e njerëzve ka kontribuar për bërjen e atmosferës dhe të ngjarjeve”.

Spektatori i dymiliontë u shënua dje, më 8 gusht.

Organizuesit thonë se terrenet dhe ekranet e mëdha në gjithë vendin kanë nxitur masa të gjëra të njerëzve.
XS
SM
MD
LG