Sipas aktakuzës, ish-anëtarët e Detashmentit të 177-të të ushtrisë territoriale të Ushtrisë Jugosllave, (të njohur si Çakallët), morën pjesë në masakrat kundër shqiptarëve të Kosovës në fshatrat Zahaç, Lubeniq, Qyshk dhe Pavlan gjatë prillit dhe majit të vitit 1999.