E martë, shtator 30, 2014 Kosova 17:51

Lajmet

Siri: Luftime në lagjet e Damaskut

Pamje e një xhamie të shkatërruar në qytetin Azaz

19.12.2012
Raportohet se në lagjet e kryeqytetit të Sirisë, Damask, po zhvillohen luftime ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve.

Mediat shtetërore siriane raportuan sot se ushtria ka ndërmarrë një operacion të gjërë kundër kryengritësve, duke thënë se “disa terroristë” janë vrarë.

Raportohet për luftime në lagjet jugore Daraja, Harasta, Douma dhe Hajar Aswad, afër kampit të refugjatëve palestinezë në Jarmouk.

Raportohet se forcat opozitare aktualisht kishin avancuar në disa lagje të Damaskut, duke luftuar kundër një grupi palestinez proqeveritar afër vendit Jarmouk.

Pas bombardimeve në këto hapësira nga forcat qeveritare, presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, ka kërkuar sot nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, që të ndihmoj që refugjatët palestinezë në zonat e luftimeve në Siri, të rivendosen në territoret palestineze.
19 dhjetor 2012
19 dhjetor 2012

Kalendari