Ndërlidhjet

Kurti: Marrëveshjen do ta kundërshtojmë në Kuvend e jashtë tij


Albin Kurti
Albin Kurti
Lëvizja Vetëvendosje paralajmëroi se do ta kundërshtoj marrëveshjen e arritur në dialogun Prishtinë – Beograd, si përmes politikave të saj në Kuvend ashtu edhe jashtë institucioneve.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie politike, se “Vetëvendosje do të aktivizohet dhe organizohet për kundërshtim të fuqishëm të kësaj marrëveshje edhe në Kuvendin e Kosovës e edhe jashtë tij”.

Ai ka kërkuar mbështetjen edhe të spektrit tjetër opozitar që të themelohet një komision hetimor për dialogun me Serbinë.

“Marrëveshja e së premtes është edhe më e keqe sesa që e kemi pritur. Serbisë iu pranuan të gjitha kërkesat, ndërsa Kosova nuk fitoi asgjë, ama bash asgjë. Nuk ka shqiptar normal askund, që mund t’i gëzohet e ta përshëndes një marrëveshje të tillë”, është shprehur zoti Kurti.

Këshilli i Përgjithshëm i Vetëvendosjes më pas i ka vazhduar punimet nën dyer të mbyllura.
XS
SM
MD
LG