Ndërlidhjet

Qeveria serbe miraton marrëveshjen me Kosovën


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq (ilustrim)
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq (ilustrim)
Qeveria e Serbisë ka miratuar të hënën paradite marrëveshjen e parë për parimet të cilat rregullojnë marrëdhëniet me Prishtinën, ka bërë të ditur kabineti qeveritar.

Ekzekutiv serb i ka udhëzuar ministritë gjegjëse, organizatave të veçanta dhe shërbimeve të qeverisë që të ndërmarrin të gjitha aktivitetet për zbatimin e marrëveshjes, si dhe të vazhdojnë zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut teknik.

Kryeministri serb, Ivica Daçiq pritet që për këtë miratim të njoftoj edhe shefen e diplomacisë evropiane Catherine Ashton, me ndërmjetësimin e së cilës u arrit arrit pakti i parë mes Beogradit dhe Prishtinës, që u parafua të premten në Bruksel.
XS
SM
MD
LG