Ndërlidhjet

Islamisti amerikan u vra në Siri


Njerëzit duke u larguar nga dhuna e forcave të Shtetit Islamik në Irak
Njerëzit duke u larguar nga dhuna e forcave të Shtetit Islamik në Irak

Shtëpia e Bardhë e ka konfirmuar vrasjen e një amerikani, që mendohet se kishte luftuar së bashku me militantët islamikë në Siri.

Zyrtarët e lartë amerikanë kanë thënë mbrëmë vonë se personi, Douglas McAuthur McCain, kishte luftuar për Shtetin Islamik (IS), që ka okupuar territore të gjëra në Irak dhe Siri.

Raportohet se McCain, që ishte konvertuar në islam para 10 vitesh, ishte vrarë gjatë një beteje më 24 gusht.

Njëherësh, mediat amerikane kanë njoftuar se Shteti Islamik po kërkon pagesë prej 6.6 milionë dollarësh për lirimin e një punëtoreje humanitare amerikane, e rrëmbyer vitin e kaluar në Siri.

Këto zhvillime kanë ndodhur derisa raportohet se Shtetet e Bashkuara i kanë filluar fluturimet vëzhguese mbi Sirinë, para sulmeve të mundshme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Shtetet e Bashkuara, në fillim të këtij muaji, i kanë nisur sulmet ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik brenda Irakut.

XS
SM
MD
LG