Ndërlidhjet

Një milion nëpunës ukrainas i nënshtrohen lustrimit


Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk.
Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk.

Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, ka thënë se rreth një milion shërbyes civilë do të jenë subjekt i shqyrtimit, në bazë të një ligji të ri që synon të pastrojë sistemin nga praktikat korruptive që lidhen me qeverinë e kryeministrit të përmbysur, Viktor Yanukovych.

“Sipas vlerësimeve tona, rreth një milion shërbyes civilë do t’i nënshtrohen këtij ligji, përfshirë gjithë kabinetin e ministrave, Ministrinë e Brendshme, shërbimet e inteligjencës dhe zyrën e prokurorit”, ka thënë Yatsenyuk.

Parlamenti i Ukrainës ka miratuar ligjin e lustrimit më 16 shtator, pas dështimeve në dy vota të mëparshme.

XS
SM
MD
LG