Ndërlidhjet

Arabia thotë se s’ka bërë komplot me naftën


Ilustrim
Ilustrim

Shefi i naftës në Arabinë Saudite, Ali Naimi, ka hedhur poshtë akuzat se vendi i tij ka bërë konspiracion për të ulur çmimet e naftës, me qëllim dëmtimin e vendeve të tjera.

Ai ka folur në Konferencën Arabe të Energjisë, një tubim që mbahet çdo katër vjet.

Analistët thonë se Arabia Saudite mund të përballojë çmimet e ulëta për shkak të rezervave të mëdha.

Por, Rusia dhe vendet e tjera që nuk janë anëtare të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), si Iraku dhe Irani, kanë nevojë për çmime shumë më të larta se ato aktualet, për të përmbushur qëllimet e buxhetit.

Çmimi i naftës amerikane ka rënë nën 60 dollarë për fuçi, çfarë është niveli më i ulët në pesë vjet.

XS
SM
MD
LG