Ndërlidhjet

Kalifornia me kufizime të detyrueshme të ujit


Ilustrim
Ilustrim

Guvernatori i Kalifornisë ka urdhëruar kufizime të detyrueshme të përdorimit të ujit, për herë të parë në histori.

Kjo, pasi shteti amerikan përballet me thatësira të rënda.

Guvernatori Jerry Brown ka lëshuar urdhërin ekzekutiv pasi matjet kanë treguar nivelet më të ulëta të borës qysh në vitin 1950, kur edhe kanë filluar regjistrimet.

Bora mbulon rreth një të tretën e nevojave për ujë të Kalifornisë.

“Jemi në thatësira historike dhe kjo kërkon veprim pa precedent”, ka thënë Brown.

Pas shpalljes së emergjencës së thatësirës në janar të vitit 2014, Brown ka kërkuar nga qytetarët që të shkurtojnë përdorimin e ujit për 20 për qind, por kjo nuk ka ndodhur.

XS
SM
MD
LG