PISA është vlerësimi ndërkombëtar i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) që mat performancën e nxënësve 15-vjeçarë në lexim, matematikë dhe shkencë. Kosova radhitet e 8-ta nga fundi në mesin e 91 vendeve dhe ekonomive që morën pjesë.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, nuk ka treguar se a do të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit në vazhdimin e seancës konstituive të tij, të mërkurën, më 9 shtator.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është dënuar me një vit me burgim me kusht, në periudhë verifikuese për një vit për veprën penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Kosova e ka nënshkruar të hënën një marrëveshje formale për t’iu bashkuar listës së shkurtër të shteteve që janë zotuar të jenë pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF) në Gazë, sipas një postimi në rrjetet sociale të Bordit të Paqes, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.
Dy partitë më të mëdha opozitare në vend, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kanë thënë të hënën se do të marrin pjesë në seancën për konstituimin e Kuvendit, i cili hap rrugën për formimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentit të ri.
Autoritetet ligjzbatuese kanë thënë të hënën se një grua është vrarë dhe një tjetër është lënduar pasi ishin sulmuar nga një familjar i veti në një fshat të qytetit veriperëndimor të Kosovës, Klinë.
Fatmir Sheholli është deklaruar i pafajshëm në seancën fillestare të gjyqit ndaj tij si i dyshuar për spiunazh dhe shantazh.
Aktakuzat për spiunazh në Kosovë tregojnë se informacionet e dyshuara se janë mbledhur për BIA-n, shtrihen nga siguria dhe institucionet te politika dhe individët me ndikim.
Uashingtoni i vitit 2020 kishte optimizëm dhe iniciativë; Uashingtoni i vitit 2026 ka shumë më pak vëmendje për Ballkanin.
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha se subjekti i tij opozitar më nuk mjaftohet me thirrjet që të respektohet ligjshmëria, por do të veprojë që ajo të rikthehet.
Përplasja mes pushtetit qendror dhe atij lokal në Kosovë u thellua deri në protestimin para Qeverisë nga disa udhëheqës lokalë, të cilët akuzojnë ekzekutivin për cenim të kompetencave dhe probleme me financimin.
Në dyert e Gjykatës Kushtetuese pritet të trokasin sërish partitë opozitare, kësaj here për të kontestuar konstituimin e institucioneve, kurdo që ai të bëhet.
Shfaq më shumë