Ndërlidhjet

Australia do të ketë kryeministër të ri


Tony Abbott është mposhtur nga ministri i kabinetit, Malcolm Turnbull, në zgjedhjet për kryetar të Partisë Liberale.
Tony Abbott është mposhtur nga ministri i kabinetit, Malcolm Turnbull, në zgjedhjet për kryetar të Partisë Liberale.

Australia do të ketë kryeministër të ri, pasi Tony Abbott nuk do të jetë më udhëheqës i Partisë Liberale.

Në zgjedhjet e lidershipit, Abbott është mposhtur nga ministri i kabinetit, Malcolm Turnbull.

Ligjvënësit liberalë po ashtu kanë votuar që Julie Bishop të mbetet nënkryetare e partisë.

Turnbull pritet të marrë postin e kryeministrit pasi Abbott të japë dorëheqje.

Turnbull do të jetë kryeministri i katërt i Australisë qysh në vitin 2013.

XS
SM
MD
LG