Ndërlidhjet

Njësitë speciale zbarkojnë në Tovarnik


Tovarnik, 17 shtator 2015
Tovarnik, 17 shtator 2015

Njësitë speciale të policisë kroate kanë zbarkuar në Tovarnik, në kufirin me Serbinë, në përpjekje për të kontrolluar turmën në rritje të migrantëve nga Lindja e Mesme.

Rreth 100 pjesëtarë të njësive speciale po tentojnë të mbajnë rend në radhët e gjata pata kufirit dhe të pengojnë kalimin e paligjshëm të kufirit.

Më shumë se 6 mijë migrantë kanë hyrë nga Serbia në Kroacia që nga e mërkura, pas vendimit të Hungarisë për të mbyllur kufirin me Serbinë të martën më 15 shtator.

Migrantët vijnë kryesisht nga Siria, Iraku dhe Afganistani, përmes Turqisë, Greqisë, Maqedonisë, Serbisë, Hungarisë [deri më 15 shtator], Kroacisë, Sllovenisë, Austrisë e shfrytëzojnë si transit për të arritur në Gjermani dhe vende tjera të Evropës Perëndimore.

XS
SM
MD
LG