Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka përsëritur të shtunën se është e gatshme të kontribuojë në zgjedhjen e presidentit të Kosovës, por vetëm pasi Kuvendi të miratojë ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Protestat e përnatshme në Prishtinë, pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale, kanë hyrë në javën e tretë. Por, a mund të shndërrohen ato në një lëvizje shoqërore? Sociologia Lura Pollozhani thotë në podkastin 5 pyetje se protestat kanë disa elemente të një lëvizjeje shoqërore.
Qeveria e Kosovës vlerësoi më 2 tetor se nuk ka pengesa ligjore për nismën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) njoftoi të premten se e ka shkarkuar nga detyra kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, për siç tha, keqmenaxhim, jokompetencë dhe dështim në përmbushjen e detyrave.
Prej më shumë se dy javësh, protestuesit në Prishtinë kërkojnë ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale duke kundërshtuar vendimin dënues të saj ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Për herë të parë pas shumë vitesh, Serbia përballet me mundësinë që Aleksandar Vuçiq të mos jetë më në pushtet. Çfarë do të nënkuptonte një skenar i tillë për Kosovën dhe sa do të ndryshonte politika e Beogradit ndaj saj?
Humbja e qasjes në llogaritë e WhatsApp-it u ka shkaktuar shqetësim disa pronarëve të bizneseve në Kosovë, duke ngritur alarm për mundësinë e keqpërdorimit të përmbajtjeve të ndjeshme brenda tyre.
Për vite me radhë, partitë shqiptare kanë ndarë të ndara nga ambiciet politike, rivalitetet dhe pikëpamjet e ndryshme për mënyrën e përfaqësimit të interesave të shqiptarëve në Serbi.
Dhjetëra mijëra njerëz kanë mbushur sheshet kryesore të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, më 1 tetor për të shprehur mospajtimin me dënimin me burgim të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për krime lufte nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë muajin e kaluar.
Që nga 16 shtatori, mijëra qytetarë janë mbledhur çdo ditë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të kundërshtuar aktgjykimin dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Çfarë i bashkon këta protestues dhe deri ku shkojnë kërkesat e tyre?
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë të enjten në Prishtinë se aktgjykimi dënues i gjykatës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duhet të respektohet
Më 1 tetor, Sadik Zeqiri do të dalë sërish në protestë - këtë herë kundër aktgjykimit të Hagës ndaj katër ish-udhëheqësve të UÇK-së. Njëzet e nëntë vjet më parë, ai protestoi si student për kthimin në objektet e Universitetit të Prishtinës; disa muaj më vonë la studimet dhe iu bashkua UÇK-së.
Shfaq më shumë