Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk planifikojnë t’i vazhdojnë bisedimet me njëra-tjetrën gjatë ditëve në vijim rreth çështjes së presidentit të ri të Kosovës, pas tërheqjes së Bekim Sejdiut nga kandidatura për postin e të parit të shtetit.
Në qytete në mbarë Kosovën janë vendosur flamuj, emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, fotografi të katër ish-eprorëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, duke kërkuar lirimin e tyre
Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj pavarësisë dhe integritetit territorial të Kosovës, por paralajmërojnë se ngërçi i zgjatur politik po e pengon agjendën e përbashkët mes dy vendeve.
Partia më e madhe opozitare në vend, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), i ka kërkuar gjykatës më të lartë të vendit ta shqyrtojë nëse Qeveria e re e Kosovës është zgjedhur në mënyrë të ligjshme, duke thënë se ajo u votua nga një Kuvend i “pa konstituuar”.
Pak para shpalljes së vendimit për akuzat që rëndojnë mbi katër ish-eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, Radio Evropa e Lirë udhëtoi nëpër Kosovë për t’ua bërë një pyetje qytetarëve: Çka prisni nga verdikti i 16 shtatorit i Gjykatës Speciale?
Gati gjysma e deputetëve të legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës kanë angazhuar asistentë personalë, ndonëse për më shumë se një muaj organi ligjvënës ngeci te konstituimi.
Bekim Sejdiu ka njoftuar se është tërhequr nga kandidimi për president të Kosovës për shkak të, siç tha, mungesës së nevojshme të deputetëve për zgjedhjen e tij.
Bashkimi Evropian (BE) tha se është në dijeni të votimit të së dielës, me ç’rast u bë konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe formimi i Qeverisë së re, por shtoi se i takon gjykatës më të lartë në vend që të japë vlerësimin rreth kushtetutshmërisë së themelimit të këtyre institucioneve.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se përkushtimi i Aleancës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë do të mbetet i pandryshuar, pavarësisht zhvillimeve të mundshme lidhur me aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Konstituimi i Kuvendit të Kosovës është bërë në shkelje të Kushtetutës dhe një vendim që do ta konstatonte këtë, do të mund ta vinte në pikëpyetje edhe zgjedhjen e Qeverisë Kurti 4, thotë Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese.
Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje rivalëve politikë për bashkëpunim në zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, duke thënë se do të ishte “e pafalshme” që vendi të shkonte në zgjedhje të parakohshme sërish për shkak të kësaj çështjeje.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në opozitë, i ka kërkuar të hënën Gjykatës Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme ndaj Kuvendit të ri derisa ajo të shqyrtojë nëse konstituimi i tij u bë në përputhje me Kushtetutën.
Shfaq më shumë