Në fshatin Kalludër të Zubin Potokut në veri të Kosovës, autoritetet janë duke vazhduar gërmimet për mbetje të dyshuara mortore të të zhdukurve nga lufta e fundit. Familjarë të një grupi shqiptarësh, për të cilët besohet se mund të jenë varrosur aty, thonë se presin me ankth përfundimin e gërmimeve.