Ndërlidhjet

Autorizohen hetime për krime lufte në Osetinë e Jugut


Ilustrim
Ilustrim

Gjykatësit e Gjykatës Ndërkombëtare Penale i kanë autorizuar prokurorët që të nisin hetimet për krime lufte të kryera “në dhe rreth Osetisë së Jugut”, gjatë vitit 2008, kur Rusia bëri një luftë të shkurtër kundër Gjeorgjisë mbi rajonin seperatist.

Përmes një deklarate të lëshuar sot, gjykatësist thanë se ka bazë të mjaftueshme për të besuar se nga 1 korriku e deri më 10 tetor të vitit 2008 janë kryer ‘krime kundër njerëzimit”.

Deklarata nuk ka saktësuar nëse do të hetohen forcat ruse, ato gjeorgjiane apo trupat e të dyja vendeve.

Në rajonet Oseti dhe Abkhazi, Rusia i ka trupat e saj që nga lufta pesëditore në gusht të 2008-tes kundër Gjeorgjisë, e cila në atë kohë udhëhiqej nga kritiku i madh i Kremlinit, Mikheil Saakashvili.

Gjyqtarët e Gjykatës Ndërkombëtare Penale thanë se në krimet e pretenduara përfshihen vrasjet, largimi me forcë i popullësisë, persekutimi dhe krimet e luftës të tilla si krimet kundër popullatës civile, vrasjet me dashje dhe vrasjet kundër paqeruajtësve.

XS
SM
MD
LG