Policia e Kosovës tha se ka bastisur shtëpinë e M.J në Zubin Potok dhe ka gjetur dëshmi se ai kishte qenë “i mobilizuar dhe pjesë aktive gjatë periudhës së luftës në ish-armatën Jugosllave”.
Në Kralevë, në Serbinë qendrore, është arrestuar R.T. (1980) nga Istogu i Kosovës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të spiunazhit, ka raportuar agjencia Tanjug, duke transmetuar pamje nga arrestimi.
Një gjykim në mungesë nisi të premten në Gjykatën e Prishtinës kundër 21 personave të akuzuar për Masakrën e Reçakut - një ngjarje që ndihmoi në nxitjen e ndërhyrjes ndërkombëtare për t'i dhënë fund luftës së viteve 1998-'99 në Kosovë.
Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe ajo opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), janë të gatshme për t’i rifilluar pa vonesa bisedimet për një marrëveshje për themelimin e institucioneve të reja të Kosovës, pas zgjedhjeve të qershorit, thanë zyrtarë nga të dyja partitë të premten.
Një gjykim në mungesë ka nisur të premten në gjykatën e Prishtinës kundër 21 personave të akuzuar për masakrën në Reçak - një ngjarje që ndihmoi në nxitjen e ndërhyrjes ndërkombëtare për t'i dhënë fund luftës së viteve 1998-'99 në Kosovë.
Ramë Shabani, 60-vjeçar nga fshati Reçak i Komunës së Shtimes, e ka kuptuar nga mediat se në Kosovë pritet të nisë një proces gjyqësor ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte për masakrën e kryer në fshatin e tij.
Lidhja Demokratike e Kosovës mban sot kuvendin e jashtëzakonshëm, ku delegatët do të vendosin nëse Lumir Abdixhiku do të qëndrojë në udhëheqje të partisë ose jo.
Thirrjet që Serbia t’i hapë arkivat shtetërore dhe ushtarake për luftën e viteve 1998-’99 janë shtuar pas dyshimeve për varr masiv në veri të Kosovës. Për familjarët e rreth 1.600 personave ende të zhdukur, dokumentet në Serbi mund të jenë kyç për zbardhjen e fatit të të afërmve të tyre.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, konfirmoi se mbetjet mortore në varrezën e dyshuar masive në Kalludër të Vogël të Zubin Potokut janë me origjinë njerëzore, teksa bëri thirrje që komuniteti të mos deklarohet shumë për rastin me qëllim që të mos dëmtohen hetimet.
Prokuroria për Krimin e Organizuar në Serbi ka bërë të ditur se Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA) nuk u është përgjigjur kërkesave të saj për të intervistuar ish-drejtuesit e Sigurimit të Shtetit, si dhe presidentin aktual të Serbisë, në kuadër të hetimeve për vrasjet në kafenenë "Panda".
Autoritetet e Kosovës i kanë vazhduar të enjten punët për rrënimin e ndërtimeve, për të cilat thonë se nuk kanë leje, pranë Liqenit të Ujmanit në veriun e banuar me shumicë serbe, bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i policisë.
Institucionet paralele të Serbisë në Kosovë, sipas Naim Rashitit, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, janë pasqyrim i një përpjekjeje të planifikuar dhe të qëllimshme të Beogradit për ta ruajtur status quo-në për serbët në Kosovë.
Shfaq më shumë