Ndërlidhjet

SHBA do të lirojë disa fonde të ngrira të Iranit


Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Marie Harf.
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Marie Harf.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do të lirojnë 450 milionë dollarë fonde të ngrira të Iranit, pasi ky i fundit ka vepruar në përputhje me marrëveshjen e përkohshme bërthamore, të arritur nëntorin e kaluar.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Marie Harf, ka thënë ky hap pason raportin e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, sipas të cilit, Irani ka reduktuar stoqet e uraniumit të pasuruar.

Marrëveshja ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore kërkon nga Republika Islanike që të zvogëlojë aktivitetet bërthamore në këmbim të lehtësimit të disa sanksioneve ndërkombëtare.

Marrëveshja e përkohshme është nënshkruar në janar dhe skadon në korrik.
XS
SM
MD
LG